Ballina Bota

PHENIAN – Paradë ushtarake me raketa balistike bërthamore

PHENIAN, 15 janar /ATSH-DPA/ – Koreja e Veriut organizoi një paradë ushtarake në kryeqytetin Phenian, që përfshinte raketa balistike, njoftoi media shtetërore.

Parada e së enjtes u mbajt për të festuar kongresin e tetë të partisë të Partisë së Punëtorëve në pushtet, i cili kishte përfunduar dy ditë më parë.

Në shfaqjen e fundit të fuqisë ushtarake të Koresë së Veriut, sipas raporteve, u ekspozuan gjithashtu raketat balistike që mund të lëshohen nga një nëndetëse.

Ekspertët thonë se ka të ngjarë që Pheniani debutoi me versione të reja të një rakete balistike nënujore dhe raketa me rreze të shkurtër veprimi.

Raketat balistike mund të mbajnë edhe koka bërthamore, në varësi të modelit të tyre.

Koreja e Veriut mbetet e izoluar në ambiciet e saj bërthamore.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Veriut nuk kanë arritur të bëjnë përparim të dukshëm drejt denuklearizimit, megjithë dy samite dhe një marrëdhënie personale midis udhëheqësve Donald Trump dhe Kim Jong Un./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDyfishi i reshjeve në janar të 2021-t, krahasuar me të 2010-s/ Vetëm 145 banesa të përmbytura nga 4610 në 2010-n
Artikulli tjetërIdentifikimi elektronik i votuesve dhe verifikimi paszgjedhor/ Kualifikohet oferta