ANKARA, 14 janar /ATSH-AA/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan mori sot dozën e parë të vaksinës COVID-19, në spitalin e Ankarasë.
“Edhe unë u vaksinova”, shkroi ai në rrjetin social Telegram.
“Unë besoj se meqë të gjithë udhëheqësit politikë, deputetët, inkurajojnë aplikimin e vaksinës COVID-19, atëherë duhet të jetë një vendim i drejtë”, tha Erdogan për gazetarët.
Presidenti turk u vaksinua me vaksinën kineze CoronaVac.
Recep Tayip Erdogan, i lindur më 26 shkurt 1954, (67 vjeç), është president i Turqisë që nga 28 gushti 2014.
Ai ka qenë edhe kryetar i bashkisë së Stambollit dhe kryeministër./ /ervo/












