Ballina Flash

PHENIAN – Kim kërkon shtimin e kapaciteteve bërthamore të vendit

PHENIAN, 13 janar /ATSH-DPA/ – Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un përsëriti thirrjen për një zgjerim të aftësive bërthamore të vendit të izoluar, në fund të kongresit të tetë të Partisë së Punëtorëve në pushtet.

“Ndërsa forcojmë më tej parandalimin tonë të luftës bërthamore, ne duhet të bëjmë gjithçka për të shtuar aftësitë ushtarake”, theksoi Kim në kongresin e partisë.

“Duke përshpejtuar përpjekjen për ta bërë ushtrinë më elitare dhe të fortë, ne duhet t’i kemi plotësisht të përgatitur për të luajtur rolin e tyre kundër çdo forme kërcënimi ose situate të papritur”, shtoi Kim.

Në të njëjtën kohë, në ditën e fundit të kongresit në Phenian, Kim theksoi se ”vendi duhet të përqendrohet gjithashtu në zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve”.

Kongresi i rrallë i partisë u mbajt pak para betimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden, në Uashington DC javën e ardhshme, në një kohë kur negociatat me SHBA mbi ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut janë në një moment pauze. /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërjashtimi nga taksa e rentës minerare/ Meta kthen ndryshimin në ligjin “Për taksat kombëtare”
Artikulli tjetërKuçovë/ Felaj: Vijon puna për pastrimin e kanaleve, plan konkret për t’iu përgjigjur emergjencave