Kuçovë/ Felaj: Vijon puna për pastrimin e kanaleve, plan konkret për t’iu përgjigjur emergjencave

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj u shpreh se po vijon puna me pastrimin e kanaleve, në territorin e Kuçovës, teksa theksoi se është gati plani konkret për t’iu përgjigjur emergjencave.

“Ne flasim me punë dhe kjo punë në një nga urat e varura në Lumas e bashkisë Kuçovë, e kryer me merakun dhe përgjegjësinë e shërbimit  ndaj qytetarëve, flet vetë dhe për gjithë gojëprishurit që lutën më të keqen”, tha Felaj.

“Që prej pak më shumë se një viti që drejtojmë  bashkinë, kemi gati planin konkret për t’iu përgjigjur emergjencave, duke planifikuar buxhet për emergjencat siç e detyron edhe ligji “Për buxhetin” së fundi, duke parashikuar, ku, çfarë na duhet dhe si”, theksoi Felaj.

“Puna me pastrimin e kanaleve, që në territorin Kuçovë po vijon në NJA Kozare, na konfirmoi qartësisht, sesa shumë i shërbejmë me këtë jo vetëm fermerëve, por edhe mbrojtjes civile”, tha ajo. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.