Ballina Flash

Kina ende shumë punë për klimën dhe mjedisin

PEKIN, 7 janar /ATSH-DPA/ – Sipas një studimi të fundit, Kina ka shumë punë për të bërë në drejtim të zbatimit të qëllimeve të saj mjedisore dhe klimatike.

Megjithëse Kina ka përmbushur, ose së shpejti do të arrijë, të gjitha qëllimet mjedisore të vendosura në 2016 në planin e saj pesëvjeçar, për sa i përket qëndrueshmërisë, rezultatet e saj janë të përziera, thonë studiuesit nga Instituti Mercator për Studime Kineze (MERICS).

”Kina lëshon më shumë gazra serrë se çdo vend tjetër në botë, dhe ndërsa vendi po shton më shumë kapacitet të energjisë së rinovueshme se çdo vend tjetër, ajo është akoma shumë e varur nga burimet e energjisë “të pista”, thekson Anna Holzmann dhe Nis Gruenberg të MERICS.

Autorët përmendën gjithashtu vonesën e një skeme të tregtimit të emetimeve të planifikuara për vitin e kaluar.

”Për më tepër, Pekini nuk i kufizon investimet kineze në projekte me intensitet të karbonit”, sipas autorëve.

”Sidoqoftë, Kina synon të jetë një udhëheqëse globale në teknologjitë e gjelbra dhe zgjidhje të qëndrueshme, ambicie që duhet të merren seriozisht”, theksoi studimi./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSaktësimi i adresës, procedurë e thjeshtë online përmes “e-Albania”
Artikulli tjetërBB: Rritja ekonomike e Shqipërisë për 2021 do të jetë 5.1%