Ballina Ekonomi

BB: Rritja ekonomike e Shqipërisë për 2021 do të jetë 5.1%

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Banka e Botërore parashikon se rritja ekonomike e Shqipërisë për 2021 do të jetë 5.1%.
Në raportin e publikuar së fundi nga institucioni financiar më i rëndësishëm botëror, “Perspektiva Ekonomike Botërore”, theksohet se, “për të mbështetur rritjen ekonomike në 2021, vendet duhet të: kufizojnë përhapjen e virusit dhe të hapin programe vaksinimi”.
Gjithashtu thekson raporti i BB, “vendet duhet të balancojnë borxhin në rritje me masa mbështetëse fiskale”.
Apeli i BB konsiston në ndërmarrjen e reforma ambicioze për të përballur dëmin e shkaktuar nga pandemia.
/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
  • ETIKETIMET
  • bb
Artikulli paraprakKina ende shumë punë për klimën dhe mjedisin
Artikulli tjetërVeliaj: Basha nuk mund ta kthejë gjumin në sport kombëtar, s’bën gol as me portën bosh