Ballina Bota

SHBA – Katër viktima pas trazirave në Kapitol

UASHINGTON, 7 janar /ATSH-DPA/ – Katër persona humbën jetën, ndërsa masa e protestuesve të zemëruar proTrump sulmuan dje Kapitolin, tha shefi i policisë së Washington DC, Robert Contee.

”Një grua u qëllua nga policia në ndërtesën e Kapitolit dhe më vonë vdiq në spital”, tha Contee.

Contee tha se incidenti do të hetohet. Ai ngushëlloi familjen e viktimës.

Një grua dhe dy burra vdiqën si rezultat i urgjencave të veçanta mjekësore.

Protestat filluan disa orë pasi presidenti i SHBA Donald Trump u kërkoi mbështetësve të tij të marshonin drejt Kapitolit, pas akuzave të pabazuara për mashtrime në zgjedhjet presidenciale të nëntorit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/01/2021
Artikulli tjetërSHBA – Kongresi shpall fitoren e Biden dhe Harris