Ballina Bota

SHBA – Kongresi shpall fitoren e Biden dhe Harris

UASHINGTON, 7 janar /ATSH-ANSA/ – Kongresi amerikan sapo ka shpallur Joe Biden dhe Kamala Harris president dhe zëvendëspresidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Votimi përfundoi me 306 vota pro nga ana e demokratëve kundrejt 232 të republikanëve.

Kongresi hodhi poshtë disa kundërshtime të bëra nga eksponentë republikanë, pasi seanca u ndalua për shkak të sulmit nga protestuesit pro Trump në Capitol Hill, që shkaktoi katër të vdekur.

Biden dhe Harris do të betohen më 20 janar./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Katër viktima pas trazirave në Kapitol
Artikulli tjetërKosovë/ 7 mijë e 442 raste aktive me COVID-19