UASHINGTON, 7 janar /ATSH-DPA/ – Katër persona humbën jetën, ndërsa masa e protestuesve të zemëruar proTrump sulmuan dje Kapitolin, tha shefi i policisë së Washington DC, Robert Contee.
”Një grua u qëllua nga policia në ndërtesën e Kapitolit dhe më vonë vdiq në spital”, tha Contee.
Contee tha se incidenti do të hetohet. Ai ngushëlloi familjen e viktimës.
Një grua dhe dy burra vdiqën si rezultat i urgjencave të veçanta mjekësore.
Protestat filluan disa orë pasi presidenti i SHBA Donald Trump u kërkoi mbështetësve të tij të marshonin drejt Kapitolit, pas akuzave të pabazuara për mashtrime në zgjedhjet presidenciale të nëntorit./ a.jor.





















