Ballina Bota

GJERMANI – Bien investimet e huaja

BERLIN, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – Investitorët e huaj kanë shpenzuar më pak para për aksionet e kompanive gjermane ose blerjet e kompanive gjermane këtë vit, deklaroi grupi shqyrtues dhe këshillues ”PricewaterhouseCoopers” (PwC).

”Krahasuar me vitin e kaluar, numri i transaksioneve ra nga 912 në 852 dhe vlera e investimeve ra nga 65 miliardë në 61 miliardë euro dhe arsyeja kryesore prapa rënies ishte pandemia”, theksoi PwC.

“Por, më shumë marrëveshje u përfunduan sesa në 2018 dhe 2017”, tha Steve Roberts, kreu i departamentit të kapitalit privat të PwC-Gjermani.

Kryesisht investitorët amerikanë shpenzuan para për kompanitë gjermane, me 155 marrëveshje me vlerë rreth 23,5 miliardë euro, të ndjekur nga investitorët britanikë dhe zviceranë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 ”mbyll” edhe… Copacabanan!
Artikulli tjetër“Romeo dhe Zhulieta” rikthehet online për publikun