Ballina Flash

Kur dëbora bllokon edhe mbi 1 000.. makina!

TOKIO, 18 dhjetor /ATSH-DPA/ – Rreth 1 000 automjete u bllokuan në një autostradë për shkak të një reshje masive dëbore në prefekturën Nigata në veri të Tokios, pavarësisht se punonjësit e autostradës kaluan natën duke pastruar dëborën.

”Të paktën tre njerëz u dërguan në spital pasi u sëmurën”, njoftoi transmetuesi NHK.

Zyrtarët nga ”East Nippon Expressway”, operatori i autostradës Kan-Etsu, thanë fillimisht  se vetëm 68 makina ishin të bllokuara, megjithatë ata më vonë konstatuan se 1 000 automjete ishin bllokuar në autostradën e mbuluar me dëborë.

Dhjetëra ushtarë u dërguan në zonë për të siguruar ushqime, benzinë, batanije dhe tualete portative për ata që ishin në automjete.

Kryeministri Yoshihide Suga deklaroi se përparësia e qeverisë është “të sigurojë shëndetin e tyre”.

Agjencia Meteorologjike Japoneze parashikoi më shumë reshje dëbore në Japoninë Veriore dhe zonat bregdetare të Detit të Japonisë më vonë gjatë ditës, duke paralajmëruar ortekë dhe ndërprerje të mëtejshme të trafikut./ os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTeprimi me ushqime pikante, pasoja të rënda në organizëm
Artikulli tjetërDita Ndërkombëtare/ Ruçi: Krenar që Kuvendi hapi mundësinë e votës së emigrantëve