Ballina Bota

TURQI – Gjykata refuzon lirimin e ushtarakëve grekë

STAMBOLL, 17 korrik /ATSH-DPA/ – Dy ushtarakët grekë, të cilët u arrestuan në Turqi në mars me akuzën për spiunazh ushtarak, do të qëndrojnë në burg, sipas vendimit të një gjykate në Turqi.

“Gjykata hodhi poshtë kërkesën për liri nga avokatët e dy ushtarëve”, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency.

Dy ushtarët u burgosën në mars pasi kishin kaluar kufirin greko-turk në Edrine dhe më pas u arrestuan për spiunazh. Ushtarët i mohuan akuzat, duke thënë se kishin kaluar aksidentalisht kufirin.

Nëse shpallen të fajshëm ata mund të dënohen me 15 deri në 20 vite burg, madje edhe me burgim të përjetshëm. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKlosi mbyll guroret në malin e Tomorit: Gjykata e Vlorës vendim absurd
Artikulli tjetërSTRASBURG – ECHR dënon Rusinë për mangësi në hetimin e vrasjes së një gazetareje të njohur