MOSKË, 14 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin priti sot në Kremlin presidentin palestinez, Mahmud Abbas, disa ditë pas takimit në Moskë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
“Jam i kënaqur t’u njoftoj për kontaktet tona me fqinjët tuaj dhe drejtuesit e vendeve të tjera të rajonit”, deklaroi Putin, cituar në një komunikatë të Kremlinit, në fillim të takimit me Abbas.
“Di që situata në rajon është e vështirë, por ju jam mirënjohës që keni përfituar nga ky rast si Kupa e Botës për të ardhur në Moskë”, nënvizoi ai.
“Nga ana e tij, Mahmud Abbas shprehu shqetësimin e tij përsa i përket projekteve të Izraelit për krijimin e kolonive të reja duke theksuar se bëhej fjalë për problemin më të madh të autoriteteve palestineze”, sipas agjencive ruse të lajmeve./ /ec/























