Ballina Bota

COVID-19 – Turqia vendos shtetrrethimin e natës

ANKARA, 3 nëntor /ATSH-AFP/ – Restorantet, vendet kulturore dhe shumica e bizneseve në Turqi tani do të duhet të mbyllen në 22:00 me orën lokale, si pjesë e masave që synojnë të ndalojnë rritjen e rasteve të infektimit me COVID-19, njoftoi sot presidenti Recep Tayyip Erdogan.

“Nga kufizimet e reja do të preken restorantet, sallat e dasmave, pishinat, teatrot, kinematë, sallat e koncerteve, parukeritë, furrat e bukës dhe pastiçeritë”, tha Erdogan.

“Shërbimet e shpërndarjes së ushqimit përjashtohen nga kjo masë”, shtoi ai.

Prej disa javësh, shifrat e rasteve të infektimit janë rritur në vend, veçanërisht në Stamboll, qendra ekonomike dhe kulturore e vendit.

Turqia e kaloi pragun e 10 000 viktimave nga COVID-19 në fund të tetorit, me më shumë se 380 000 raste të regjistruara zyrtarisht deri më sot./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVasilika Duli e para në portalin “Mësues për Shqipërinë”/ Kushi: Model frymëzimi
Artikulli tjetërROMË – Italia shton kontrollet kufitare pas sulmeve në Vjenë dhe Nisë