ROMË – Italia shton kontrollet kufitare pas sulmeve në Vjenë dhe Nisë

ROMË, 3 nëntor /ATSH-DPA/- Italia ka shtuar kontrollet kufitare në përgjigje të sulmeve terroriste në Vjenë dhe Nisë, njoftoi sot Ministria e Brendshme italiane.

Masa u vendos gjatë një takimi të Komitetit të Sigurisë Kombëtare, ku morën pjesë ministrja e Brendshme Luciana Lamorgese, krerët e policisë dhe Sigurimit, si edhe zyrtarë të tjerë.

Në deklaratën e tyre theksohet se kontrollet kufitare u intensifikuan me ndihmën e ushtrisë dhe se, gjithashtu, u diskutua për parandalimin e akteve terroriste dhe në lidhje me shenjestrat e tyre të mundshme./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.