Ballina Bota

COVID-19 – Greqia mbyll Selanikun

ATHINË, 29 tetor /ATSH-DPA/ – Greqia urdhëroi sot kufizime shtesë, përfshirë një shtetrrethim nate në qytetin e dytë më të madh të vendit, Selanik, për shkak të rritjes së numrit të rasteve të COVID-19.

Rreth 1,1 milionë banorët në zonën metropolitane të Selanikut tani duhet të mbajnë maska në të gjitha vendet publike, brenda dhe të jashtë, si edhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre midis orës 00:30 dhe 05:00.

Gjithashtu, ndalohen të gjitha tubimet në zona publike dhe private, ndërsa gjykatat, terrenet e lojrave, vendet arkeologjike, muzetë dhe teatrot do të mbyllen.

Restorantet lejohen vetëm të shërbejnë ushqim me vete.

Masat janë pjesë e një planveprimi njëmujor, njoftuar nga kabineti i kryeministrit konservator, Kyriakos Mitsotakis, në një videokonferencë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpahia: Trajtimi antiCovid është falas me ligj, SPAK të hetojë shkeljet e Ministrisë së Shëndetësisë
Artikulli tjetërBardhi: Rrëzimi i dekretit të Metës për Kodin Zgjedhor, kundër interesit të shqiptarëve