Ballina Bota

SHBA – FDA autorizon Remdesivirin kundër COVID-19

UASHINGTON, 22 tetor /ATSH-AFP/ – Agjencia amerikane e Barnave (FDA) i dha sot autorizimin e plotë ilaçit antiviral Remdesivir për pacientët e shtruar me COVID-19, duke konfirmuar autorizimin me kusht të dhënë në maj, njoftoi prodhuesi i tij “Gilead”.

“Morëm autorizimin për për ilaçin, nën markën “Veklury”, tha kompania, duke theksuar se ai është i vetmi trajtim specifik kundër COVID-19, i autorizuar pas një procedure verifikimi nga më rigorozet.

Autorizimi urgjent është i përkohshëm, i dhënë në bazë të të dhënave më pak të plota sesa ato për një autorizim të plotë dhe mund të revokohet në fund të gjendjes së urgjencës shëndetësore.

Trajtime të tjera kanë marrë autorizime për përdorim urgjent kundër koronavirusit të ri./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTaskforca antiCovid/ AKU kryen 240 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin
Artikulli tjetërKim: Pandëshkueshmërisë po i vjen fundi