Taskforca antiCovid/ AKU kryen 240 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 240 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin edhe si pjesë e Taskforcës antiCovid.

Taskforca antiCovid po monitoron çdo biznes dhe në të gjitha nivelet e sistemit arsimor në zbatim të protokolleve të sigurisë antiCovid.

Gjatë inspektimeve janë dhënë dhjetë masa me paralajmërim në biznese ushqimore , për mungesë të rinovimit të librezave shëndetësore, mungesë të rinovimit të analizave të ujit, si dhe sendeve të tepërta në ambientet e prodhimit.

AKU thotë se gjatë ditës së sotme janë marrë 21 mostra në monitorim të qumështit, por edhe në analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide.

“Mbajtja e maskës, e kushteve higjieno-sanitare dhe ruajtja e distancës si gjatë blerjeve, por edhe në ambiente të tjera, janë mënyrat e vetme për të shmangur përhapjen e virusit”, bën të ditur AKU.

/a.gjonaj//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.