Ballina Bota

SHBA – FMN: Ulje e ndjeshme e çmimit të naftës në 2021

UASHINGTON, 14 tetor /ATSH-AA/ – Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se çmimi mesatar vjetor i naftës do të jetë 41,7 dollarë për fuçi në vitin 2020, me një rënie prej 32 % nga mesatarja e vitit 2019 dhe 46,7 dollarë për fuçi në vitin 2021.

Në parashikimet e saj më të fundit të Ekonomisë Botërore të publikuara të martën, FMN kujtoi se çmimet e naftës ranë me 60% në periudhën shkurt-prill 2020 si pasojë e pandemisë, e cila çoi në një kolaps të kërkesës globale të naftës.

FMN nënvizoi shqetësimet mbi kapacitetin e deponimit që nxori në pah pasigurinë e ngritur në tregun e naftës, pasi COVID-19 nuk është ende nën kontroll.

“Rreziqet, megjithatë, në masë të madhe janë të ekuilibruara”, theksoi FMN duke marrë parasysh rreziqet e ngritjes dhe rënies.

Përshkallëzimi i ngjarjeve gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe frenimi më i shpejtë i pandemisë si dhe shkurtimet e tepërta të investimeve në rrjedhën e sipërme të naftës dhe gazit si dhe falimentimet e mëtejshme në sektorin e energjisë janë midis rreziqeve kryesore./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“PD marrëdhënie fiziologjike me kaosin urban dhe mbeturinat”/ Fushat sanitare të përpunimit teknologjik të mbetjeve nuk do të ndalen
Artikulli tjetërFinalizohet operacioni “BYE PASS”/ Procedohen 7 zyrtarë të ARRSH Durrës dhe 2 ndërtues