Ballina Bota

POLONI – Mbajtja e maskës e detyrueshme kudo

VARSHAVË, 10 tetor /ATSH-DPA/ – Rastet e reja me COVID-19 kaluan pragun prej 5 000 gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Rreth 5 300 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit dhe 53 kanë humbur jetën, sipas shifrave zyrtare.

Shumica e infektimeve janë regjistruar në rajonin e Mazovias, që përfshin edhe Varshavën.

Polonia ka regjistruar 2 972 të vdekur që prej fillimit të pandemisë.

Që prej ditës së sotme, polakët duhet të mbajnë një maskë në hapësirat publike, duke përfshirë dhe ambientet e jashtme në kuadër të masave të reja kufizuese./ /ec

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakREPUBLIKA ÇEKE – Partitë e opozitës zgjerojnë shumicën në zgjedhjet e Senatit
Artikulli tjetërRUSI – Lukashenko takohet me opozitarët e burgosur