Ballina Bota

RUSI – Lukashenko takohet me opozitarët e burgosur

MOSKË,  10 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko u takua sot me disa anëtarë të burgosur të opozitës dhe këshillit të saj koordinues, që kërkon të negociojë një tranzicion paqësor të pushtetit në vend.

Menaxheri i bankës dhe politikani Viktor Babariko ishte anëtari më i njohur i opozitës që mori pjesë në takim.

Ai kishte dashur të garonte kundër Lukashenkos në zgjedhjet presidenciale, por përfundoi në burg përpara se fushata zgjedhore të fillonte me të vërtetë.

Pjesëmarrësit thuhet se ranë dakord të heshtnin për ato që ishin diskutuar.

Sipas informacionit nga portali opozitar “Nexta”, ndryshimet kushtetuese ishin një nga temat e bisedimeve./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPOLONI – Mbajtja e maskës e detyrueshme kudo
Artikulli tjetërAeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 21 fluturime të konfirmuara për të dielën