Ballina Bota

LONDËR – Boris Johnson jep dorëheqjen

LONDËR, 9 korrik /ATSH-AFP/ – Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson dha sot dorëheqjen pas largimit të ministrit të ngarkuar me Brexit, David Davis, i cili njoftoi gjithashtu dorëheqjen sot në mëngjes.

Këto njoftime u bënë dy ditë pasi kryeministrja, Theresa May mori dakordësinë e qeverisë për të propozuar mbajtjen e një marrëdhënieje tregtare të ngushtë post-Brexit me Bashkimin Europian.

“Kryeministrja britanike ka pranuar dorëheqjen e Boris Johnson”, theksoi Downing Street në një komunikatë.

Dy ministrat kishin kundërshtime me Theresa May për marrëdhënien e ardhshme me Bashkimin Europian pas Brexit./

/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEGJIPT – Prokuroria hedh poshtë versionin francez të aksidentit ajror të ‘’EgyptAir’’
Artikulli tjetërAksidentet në trafik, Policia e Kosovës apel drejtuesve të mjeteve