Ballina Bota

GJERMANI – Navalny: Mirënjohës për vizitën e Merkelit

BERLIN, 28 shtator /ATSH-DPA/- Kancelarja gjermane Angela Merkel vizitoi disidentin rus Alexei Navalny, i cili është duke u shëruar në një spital të Berlinit pas helmimit me një agjent nervor në Rusi.

“I jam shumë mirënjohës kancelares Merkel për vizitën që më bëri në spital”, tha Navalny në një deklaratë në Twitter.

“Ishte një takim pozitiv, më shumë si një takim privat dhe bisedë me familjen time’’, theksoi Navalny.

Laboratorët gjermanë, suedezë dhe francezë konstatuan se ai ishte helmuar me agjentin nervor Novichok. Ai ishte sëmurur gjatë një udhëtimi në një fshat në Siberi.

Novichok u përdor gjithashtu në helmimin gati fatal të ish-agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Julia në qytetin jugor anglez të Salisbury dy vjet më parë.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQeveria e Kosovës miraton 14 marrëveshje bashkëpunimi me Shqipërinë, themelohet edhe Zyra për Luginën
Artikulli tjetërNxjerrje e sekretit hetimor/ Pezullohet nga detyra zv/drejtori i OFL, Artan Shkëmbi