Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/9/2020

BOTË – Kalohet pragu prej një milionë të vdekur në botë si pasojë e epidemisë së COVID-19.

MELBURN (Australi) – Fundi i pritur i kufizimit strikt të vendosur në Melburn për të frenuar epideminë e koronavirusit.

PEKIN (Kinë) – Salloni ndërkombëtar i automjeteve.

GREQI – Turne i sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Europë.

MILANO (Itali) – Java e modës pranverë-verë 2021.

PARIS (Francë) – Hyn në fuqi mbyllja në orën 22:00 e bareve dhe restoranteve dhe kufizimeve të reja mbi grumbullimet.

BRUKSEL (Belgjikë) – Ministrat europianë të Tranportit diskutojnë për një plan urgjent në ndihmë të transportit të mallrave për t’i bërë ballë krizës së COVID-19.

GJENEVË (Zvicër) – Konferencë virtuale shtypi e OBSH-së për COVID-19.

BERLIN (Gjermani) – Konferencë shtypi e ministrit gjerman të Financave mbi sfidat për presidencën e BE-së.

MADRID (Spanjë) – Konferencë shtypi e autoriteteve spanjolle mbi koronavirusin.

LISBONË (Portugali) – Vizitë e presidentes së Komisionit Europian për të prezantuar planin europian të rimëkëmbjes.

MOSKË (Rusi) – Ministri rus i Punëve të Jashtme, Lavrov pret zëvendëspresidentin kuban, Ricardo Cabrisas.

SOTCHI (Rusi) – Presidenti rus pret homologun kirgiz.

VILNIUS (Lituani) – Vizitë e presidentit francez, Emmanuel Macron.

MADRID (Spanjë) – Hyjnë në fuqi kufizimet e reja për lëvizjen në disa lagje të rajonit të Madridit.

PARIS (Francë) – Qeveria prezanton projektbuxhetin për vitin 2021, pasuar nga një konferencë shtypi në përfundim të Këshillit të Ministrave.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i komitetit për Brexit mbi zbatimin e marrëveshjes së tërheqjes, drejtuar nga Maros Sefcovic për Komisionin dhe Michael Gove për Britaninë e Madhe.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim ministror në internet i BE-së mbi ekosistemin e brishtë të Detit Balltik.

KOMBET E BASHKUARA (SHBA) – Sesioni i 75-të i Asamblesë së Përgjitshme të OKB-së, kryesisht virtuale .

BALTIMORE (SHBA) – 50-vjetori i vdekjes së shkrimtarit amerikan, John Dos Passos.

JERUZALEM – 20-vjetori i vizitës së Ariel Sharon në sheshin e Xhamive, që shkaktoi intifadën e dytë.

KAJRO (Egjipt) – 50-vjetori i vdekjes së presidentit egjiptian, Gamal Abdel Nasser.

SAINT-DOMINGUE (Republika Domenikane) – Përfundon periudha e kufizimit të vendosur për të luftuar kundër COVID-19.

PANAMA (Panama) – Rihapja e plazheve dhe restoranteve./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e hënë 28 shtator 2020
Artikulli tjetërCOVID-19 – Cuomo: Shkalla e pozitivitetit në Nju Jork po rritet sërish