Parashikimi i motit, e hënë 28 shtator 2020

TIRANË, 28 shtator /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Që prej orëve të para të 24 orëshit reshjet do të përfshijnë veriperëndimin dhe bregdetin me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë. Reshjet shtrëngata shiu e rrufe. Reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar në pjesën tjetër të vendit.

Pasdite dhe në mbrëmje reshjet e shiut me intensitet deri të lartë, shtrëngatat me rrufe do të përfshijnë të gjithë jugun e vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim  me shpejtësi 1-10m/s. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore erë intensive me shpejtësi mesatare 5-25 m/s .

Kjo situatë do të shoqërohet me forcim të dallgëzimit në dete të forcës 4 deri 5 ballë me lartësi vale 2.5 deri 4.0 metër.

 

Temperaturat parashikohen:

 

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/23 Re  shi
Kukës 14/20 Re  shi
Lezhë 15/23 Re  shi
Dibër 11/19 Re  shi
Durrës 17/24 Re  shi
Tiranë 18/23 Re  shi
Elbasan 15/23 Re  shi
Berat 15/24 Re  shi
Vlorë 17/23 Re  shi
Korcë 12/17 Re  shi
Gjirokastër 13/20 Re  shi
Sarandë 16/22 Re  shi

                  

                                     

                                            

                 

          

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.