Ballina Bota

TURQI – Erdogan: Greqia të mos e çojë dëm mundësinë e dialogut

ANKARA, 23 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje sot Greqisë që të mos e çojë sërish dëm mundësinë për dialog, ndërkohë që të dy vendet kanë zgjedhur të ulin tensionet mes tyre për krizën në Mesdheun Lindor.

“Shpresoj që mundësia dhënë diplomacisë të mos shkojë sërish dëm nga Greqia”, tha Erdogan gjatë një videokonference me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, sipas presidencës turke.

Ankaraja dhe Athina njoftuan të martën rinisjen e ardhshme të negociatave dypalëshe, pas disa javësh tensioni në Mesdheun Lindor, ku të dy vendet po luftojnë për zona potencialisht të pasura me gaz natyror./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakElbasan/ Vijon puna për përmirësimin e infrastrukturës në lagjen “5 Maj”, përfitojnë 1 mijë banorë
Artikulli tjetërCOVID-19/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhuron pajisje mbrojtëse për Policinë Kufitare