Elbasan/ Vijon puna për përmirësimin e infrastrukturës në lagjen “5 Maj”, përfitojnë 1 mijë banorë

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Bashkia e Elbasanit po investon në infrastrukturën e brendshme të lagjes “5 Maj” nga ku do të përfitojnë 1 mijë banorë.

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja inspektoi ndërhyrjen që po kryhet në njësinë nr. 6, ku sipas tij ritmet e urbanizimit kanë qenë dinamike vitet e fundit dhe nevoja për investime vjen si një domosdoshmëri.

“Në rrugën “Josif Papamihali”, banorët e saj vuajnë prej vitesh problemin serioz të kanalizimeve nëntokësore të ujërave të zeza”, tha Llatja.

Sipas kryetarit të bashkisë së Elbasanit, ekipet e punëve publike dhe Ujësjellës Kanalizime në Elbasan po ndërhyjnë në infrastrukturën e brendshme të lagjes “5 Maj” për t’i dhënë zgjidhje një herë e mirë kësaj gangrene të më shumë se 1000 banorëve.

z.tosku//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.