TIRANË, 6 korrik /ATSH/ – Nis puna për restaurimin e Kishës së Shën Thanasit, Leshnicë.
Kisha e Shën Thanasit, monument kulture i kategorisë së I-rë, prej dekadash ka pësuar degradime të rënda në elementët e saj strukturorë.
Projekti i restaurimit është hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe parashikon konsolidimin e çarjeve në muraturë, ringritjen e kolonave, kupolave dhe qemerëve me strukturë guri, ringritjen e murit anësor, në pjesën jugore të kishës,ringritjen e çatisë, sistemime të jashtme./a.a//m.m/























