Ballina Aktualitet

Komisioni i Ligjeve miraton grupin e punës për hartimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor

TIRANË, 14 shtator /ATSH – I. Vata/ Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi sot projektvendimin për ngritjen e grupit të punës, për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për Kodin Zgjedhor pas hyrjes në fuqi të ligjit për disa ndryshime kushtetuese.

Kryetari i Komisioni të Ligjeve Ulsi Manja tha se “meqënëse ndryshimet kushtetuese tashmë kanë hyrë në fuqi, ky grup pune propozoi tre kolegë, dy nga shumica dhe një nga opozita, të asistuar nga ekspertët e Reformës Zgjedhore, brenda datës 30 shtator 2020 nën konsulencën e eksperteve të reformës zgjedhore të draftojnë dhe të paraqesin në Kuvendin e Shqipërisë ndryshimet përkatëse në Kodin Zgjedhor si reflektimi i ndryshimeve kushtetuese që kanë hyrë në fuqi”.

“Grupi u punës përbëhet nga 3 deputetë. Unë propozoj që nga mazhoranca në këtë grup punë të jenë kolegët Damian Gjiknuri dhe Klotilda Bushka, ndërsa nga opozita në komisionin e ligjeve është propozuar deputeti Korab Lita”, tha ai.

Pasi hidhet në votim, me shumicë votash miratohet dhe ngritja e grupit të punës për hartimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKursi i këmbimit/ Leku forcohet kundrejt euros, humbet terren në raport me dollarin
Artikulli tjetërShkodër/ Nis viti i ri shkollor, 18 151 nxënës ulen në bankat e dijes