Ballina Flash

Shkodër/ Nis viti i ri shkollor, 18 151 nxënës ulen në bankat e dijes

TIRANË, 14 shtator /ATSH/ Viti i ri në arsimin parauniversitar, ka startuar sot edhe në bashkinë e Shkodrës.

18151 nxënës janë ulur sot në bankat e dijes, për të nisur një vit shkollor jo të zakonshëm.

Në qendër të vëmendjes, janë masat antiCOVID, të cilat janë janë zbatuar nga personeli mësimdhënës i angazhuar për këtë qëllim.

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ishte sot e pranishme në nisjen e vitit të ri shkollor në gjimnazin “Jordan Misja”.

Shkolla i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë, që do të pasohet edhe me një fazë të dytë në vijim.

Ademi uroi vitin e ri shkollor, duke bërë thirrje për respektim të masave antiCovid, duke shtuar se Bashkia e Shkodrës do të jetë në mbështetje të vazhdueshme për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Drejtorja e gjimnazit “Jordan Misja”, Diana Ndreu, është shprehur e kënaqur për kushtet në të cilat nis ky vit shkollor, pas rikonstruksionit të kryer. Kushtet e distancimit social, ato higjieno-sanitare, janë optimale, duke krijuar më shumë siguri në kushtet që nis mësimi.

/gj.mima/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomisioni i Ligjeve miraton grupin e punës për hartimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor
Artikulli tjetërGJENEVË – OKB kërkon takim urgjent për Bjellorusinë