VJENË (Austri) – Vizitë në Austri e presidentit iranian, Hassan Rohani në kërkim të garancive për mbajtjen e marrëveshjes ndërkombëtare për programin bërthamor të vendit të tij.
BERLIN (Gjermani) – Fjalim për politikën e përgjithshme të kancelares, Angela Merkel para dhomës së deputetëve, ku do të shpjegojë projektin për ashpërsimin e politikës së azilit.
VARSHAVË (Poloni) – Manifestim i gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për të refuzuar daljen në pension.
ANKARA (Turqi) – Autoriteti i lartë zgjedhor turk publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale dhe legjislative të 24 qershorit, fituar nga Recep Tayyip Erdogan.
MOSKË (Rusi) – Konferencës shtypi në Moskë e kreut të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov me homologun jordanez, Aymane Safadi ndërkohë që ushtria siriane, e mbështetur nga ushtria ruse, po kryen një ofensivë kundër rebelëve në jug të Sirisë.
STRASBURG (Francë) – Seancë plenare e Parlamentit Europian.
UASHINGTON (SHBA) – Festa e pavarësisë amerikane.
KAJRO (Egjipt) – Gjykata e kasacionit shqyrton vendosjen e ish-futbollistit, Mohamed Abou Trika në një listë terroriste.
PHENIAN (Kore e Veriut) – Basketboll: Ndeshje miqësore mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut.
LAGOS (Nigeri) – Vizitë e presidentit francez, Emmanuel Macron./ /ec/ a.jor.













