Ballina SPORT

Bardhezinjtë presin CR7 si Mesian

ROMË, 4 korrik /ATSH-AFP/ – Ethe, ëndërr dhe ndoshta tani… realitet!

Zërat e vazhdueshëm për një transferim të mundshëm të yllit portugez Cristiano Ronaldo të Realit të Madridit drejt Juventusit të Torinës kanë trazuar botën e futbollit që po e pret CR7 si Mesian.

”Juve-CR7” lexohej në titullin e së mërkurës së ”La Gazetta dello Sport”, e përditshmja më e ndjekur sportive italiane, që flet për një transferim që do të bëhet realitet për 350 milionë euro, përfshirë 100 milionë për Realin dhe 30 milion në vit për katër vitet e ardhshme të sulmuesit më të famshëm të ‘’Merengues’’.

Në rekord i tillë do të linte pas shifrën e ofruar për Neymar nga PSG verën e kaluar, për 222 millionë euro.

‘’Zhurma e madhe e shkaktuar nga kjo ngjarje mes Italisë, Portugalisë dhe Spanjës është qetësuar’’, shkruan gazeta që flet për një histori që nisi si një ëndërr, sugjerim, tashmë një ide për t’u bërë ndoshta një realitet.

”Ethet e zebrës”, është kryeartikulli i ”Corriere della Sport” duke iu referuar fanelës së famshme bardhë e zi të Juves, klubi i cili ka rreshtuar një seri mbresëlënëse me shtatë herë rresht fitues i Serie A./ /v.b/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/7/2018
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Një muze ndërtohet në fund të… liqenit Titikaka!