Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/7/2018

VJENË (Austri) – Vizitë në Austri e presidentit iranian, Hassan Rohani në kërkim të garancive për mbajtjen e marrëveshjes ndërkombëtare për programin bërthamor të vendit të tij.

BERLIN (Gjermani) – Fjalim për politikën e përgjithshme të kancelares, Angela Merkel para dhomës së deputetëve, ku do të shpjegojë projektin për ashpërsimin e politikës së azilit.

VARSHAVË (Poloni) – Manifestim i gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për të refuzuar daljen në pension.

ANKARA (Turqi) – Autoriteti i lartë zgjedhor turk publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale dhe legjislative të 24 qershorit, fituar nga Recep Tayyip Erdogan.

MOSKË (Rusi) – Konferencës shtypi në Moskë e kreut të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov me homologun jordanez, Aymane Safadi ndërkohë që ushtria siriane, e mbështetur nga ushtria ruse, po kryen një ofensivë kundër rebelëve në jug të Sirisë.

STRASBURG (Francë) – Seancë plenare e Parlamentit Europian.

UASHINGTON (SHBA) – Festa e pavarësisë amerikane.

KAJRO (Egjipt) – Gjykata e kasacionit shqyrton vendosjen e ish-futbollistit, Mohamed Abou Trika në një listë terroriste.

PHENIAN (Kore e Veriut) – Basketboll: Ndeshje miqësore mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut.

LAGOS (Nigeri) – Vizitë e presidentit francez, Emmanuel Macron./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë 4 korrik 2018
Artikulli tjetërBardhezinjtë presin CR7 si Mesian