Ballina Bota

RUSI – Helmohet lideri i opozitës Alexei Navalny

MOSKË, 20 gusht /ATSH-AFP/ – Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny është shtruar në spital, në gjendje të pavetëdijshme me dyshimin se është helmuar, deklaroi zëdhënësja e tij në Twitter.

“Alexeï Navalny është ndjerë keq gjatë një fluturimi nga Siberia në Moskë dhe avioni i tij ka bërë ulje urgjente për shkak të përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes së tij shëndetësore”, sipas zëdhënëses, Kira Yarmysh.

“Alexeï është helmuar, intoksikuar dhe ndodhet tashmë në kujdes intensiv”, shkruan ajo në mesazhin e saj në Twitter.

“Ne mendojmë se Alexeï është helmuar me diçka të hedhur në çajin e tij. Ai nuk ka pirë asgjë tjetër këtë mëngjes”, thekson ajo duke shtuar se mjekët kanë deklaruar se helmimi ishte absorbuar shumë shpejt përmes pijes së nxhehtë.

Agjencia shtetërore e lajmeve “Tass” konfirmoi se Alexei Navalny ishte pranuar në njësinë e kujdesit intensiv të shërbimit të toksikologjisë në urgjencat e spitalit të Omsk, në Siberi.

Kundërshtari kryesor i presidentit rus Vladimir Putin, ky avokat 44-vjeçar, publikimet antikorrupsion të të cilit janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, tashmë ka vuajtur nga sulmet fizike në të kaluarën. N

Ai ishte spërkatur në sy me një dezinfektues kur dilte nga zyra e tij në vitin 2017./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Për herë të parë që nga vënia në funksion e HEC-t të Vaut të Dejës rinovohet kushineta mbështetëse
Artikulli tjetërOrganizuan ceremoni familjare në kundërshtim me Aktin Normativ, gjobiten me nga 1 milion lekë dy pronarët e lokaleve në Krujë