Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTAR 02/7/2018

LISBONË (Portugali) – Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez takon kryeministrin portugez, Antonio Costa.

ZYRIH (Zvicër) – Vizitë zyrtare e presidentit iranian, Hassan Rohani.

ATHINË (Greqi) – Pierre Moscovici, komisioneri europian për Çështjet Ekonomike fillon një vizitë dyditore në Athinë pas marrëveshjes së zonës euro për lehtësimin e borxhit publik grek. Takime me kryeministrin, Aleksis Cipras dhe ministrin e Financave, Eucleide Tsakalotos.

VARSHAVË (Poloni) – Manifestatim i grave kundër shtrëngimeve të ligjit për abortin diskutuar në Parlament.

PARIS (Francë) – Konferencë shtypi e OJQ-së për livrimet e armëve dhe materialeve franceze të mbikqyrjes për regjimin sirian.

STRASBURG (Francë) – Seancë plenare e Parlamentit Europian.

SALZBURG (Austri) – Festivali i muzikës dhe teatrit veror.

ARLES (Francë) – Fillimi i Takimeve Ndërkombëtare të Fotografisë.

UASHINGTON (SHBA) – Presidenti amerikan, Donald Trump pret kryeministrin holandez, Mark Rutte.

MEKSIKO (Meksikë) – Zgjedhje presidenciale dhe legjislative.

RANGUN (Birmani) – Seancat e paraprake në procesin gjyqësor të dy gazetarëve birman të Reuters, të cilët hetonin për dhunën anti-rohingyas duke i hapur rrugën procesit pas ndalimit prej disa muajsh./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 2 korrik 2018
Artikulli tjetërMOSKË – Peskov: Krimeja pjesë integrale e Rusisë