Ballina Bota

MOSKË – Peskov: Krimeja pjesë integrale e Rusisë

MOSKË, 2 korrik  /ATSH-ANSA/ – Kremlini theksoi sot se çështja e njohjes së Krimesë si pjesë e Rusisë nuk mund të jetë në axhendën e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Dmitri Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, komentoi kështu deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump i cili tha se në takimin e nivelit të lartë me homologun e tij rus, Vladimir Putin do të flitej për çështjen e Krimesë duke mos përjashtuar mundësinë  e njohjes nga Uashingtoni.

Putin ka përsëritur dhe konfirmuar se çështja e Krimesë nuk mund dhe nuk do të jetë kurrë në rendin e ditës sepse Krimeja është pjesë integrale e Rusisë./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTAR 02/7/2018
Artikulli tjetërMEKSIKË – Obrador fiton zgjedhjet presidenciale