MEKSIKË – Obrador fiton zgjedhjet presidenciale

MEKSIKO, 2 korrik /ATSH-AFP/ – Kandidati i së majtës, Andres Manuel Lopez Obrador ka fituar, mes shifrave 53% dhe 53,8% të votave, zgjedhjet presidenciale që u zhvilluan të dielën në Meksikë, sipas të dhënave zyrtare të Institutit Kombëtar Zgjedhor meksikan (INE).

Lorenzo Cordova, kryetari i INE-së, bëri të ditur me anë të një mesazhi se Lopez Obrador ishte renditur përpara konservatorit, Ricardo Anaya i cili ka marrë mes shifrës 22,1% dhe 22,8% të votave duke u pozicionuar përpara Jose Antonio Meade, i Partisë Revolucionare (PR), në pushtet, mes 15,7% dhe 16,3% të votave./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.