Ballina Bota

BEJRUT – Qeveria libaneze jep dorëheqjen

BEJRUT, 10 gusht /ATSH-AFP/ – Kryeministri libanez Hassan Diab njoftoi sot në mbrëmje dorëheqjen e qeverisë së tij, pas “tërmetit” të shkaktuar nga shpërthimi vdekjeprurës në portin e Bejrutit.

“Sot, unë po njoftoj dorëheqjen e kësaj qeverie”, tha ai në një fjalim televiziv, i drejtuar popullit libanez.

Kreu i qeverisë, i cili e paraqiti veten të pavarur, e bëri klasën tradicionale politike përgjegjëse për dështimet e saj, duke kritikuar korrupsionin që çoi në “tërmetin” që goditi vendin./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Hapësirë e re edukimi për fëmijët e njësisë nr. 6 në kryeqytet
Artikulli tjetër60 zona për aktivitete ujore/ Rrisin ofertën dhe vlerën ekonomike të industrisë së turizmit