Ballina Aktualitet

Presidenti solidarizohet me popullin e Libanit

TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Presidenti Meta ka ngushëlluar popullin e Libanit pas shpërthimit të ndodhur këtë të martë, ku u plagosën me qindra njerëz dhe dhjetëra mbetën të plagosur.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit nga shpërthimi tragjik në Bejrut! Solidarizim me popullin e Libanit”, shprehet Meta.

Shpërthimet e fuqishme që tronditën sot portin e Bejrutit kanë shkaktuar 50 të vdekur dhe 2 750 të plagosur.

z.tosku//a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShpërthime në Bejrut/ Rama: Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit
Artikulli tjetërSHBA – Guterres: Mbyllja e shkollave një katastrofë përgjithësuese