TIRANË, 4 gusht/ATSH/Kryeministri Rama ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin ndaj popullit Libanez, pas shpërthimit të ndodhur sot në Bejrut.
“Çfarë lëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë! Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit”, shprehet Rama.
Shpërthimi masiv tronditi të martën kryeqytetin e Libanit, Bejrut duke plagosur qindra njerëz dhe dhjetëra të vdekur.
Shpërthimet e fuqishme që tronditën sot portin e Bejrutit kanë shkaktuar 50 të vdekur dhe 2 750 të plagosur, sipas vlerësimeve paraprake të njoftuara nga ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassan.
Në perimetrin e portit, ka dëme dhe shkatërrime totale, si edhe persona të mbetur nën rrënoja.
z.tosku//a.a/






















