Tërmeti i 26 nëntorit/ Nis puna për rindërtimin e shtëpisë së Enver Lloçit, në Baldushk

TIRANË, 4 gusht/ATSH/Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar nisjen e punimeve per rindërtimin e shtëpisë së Enver Lloçit në Baldushk,  pas dëmtimeve të shkaktuara prej tërmetit të 26 nëntorit.

Veliaj thotë se së bashku me familjen Lloçi, u mbyll një kapitull i vjetër për t’u ringritur më të fortë dhe më të lumtur.

“Vazhdojmë punën për ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Sot, nisëm rindërtimin e shtëpisë së Enver Lloçit, në Baldushk. Së bashku me familjen Lloçi, mbyllëm një kapitull të vjetër për t’u ringritur më të fortë dhe më të lumtur”, shprehet Veliaj.

Këshilli Bashkiak në Tiranë ka miratuar emrat e 200 familjeve që do t’iu rindërtohet shtëpia pas dëmtimeve të shkaktuara prej tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar. z.tosku//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.