TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Presidenti Meta ka ngushëlluar popullin e Libanit pas shpërthimit të ndodhur këtë të martë, ku u plagosën me qindra njerëz dhe dhjetëra mbetën të plagosur.
“Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit nga shpërthimi tragjik në Bejrut! Solidarizim me popullin e Libanit”, shprehet Meta.
Shpërthimet e fuqishme që tronditën sot portin e Bejrutit kanë shkaktuar 50 të vdekur dhe 2 750 të plagosur.
z.tosku//a.a/























