Ballina Bota

KANADA – Zgjatet mbyllja e kufijve, përveç amerikanëve

MONTREAL, 1 gusht /ATSH-AFP/ – Kanadaja theksoi se kishte zgjatur mbylljen e kufijve, përveç me amerikanët dhe njoftoi lançimin e aplikacionit në telefon të gjurmimit të kontateve për të shmangur përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Kanadaja ka zgjatur masat kufizuese për hyrjen në Kanada për të ardhurit nga një vend i huaj, përveç SHBA-së”, sipas një dekreti të publikuar dje.

Kufiri me SHBA-në, vendi më i prekur nga pandemia, është mbyllur pëe udhëtimet jo thelbësore që prej 21 marsit dhe do të qendrojë i mbyllur deri më 20 gusht.

Masa e karantinës dhe izolimi i detyrueshëm pas hyrjes në vend është efektiv deri më 31 gusht.

Përveç të tjerave, kryeministri Justin Trudeau njoftoi se ishte i mundur shkarkimi i aplikacionit në telefon për gjurmimin e kontakteve që parashikon përhapjen e pandemisë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës
Artikulli tjetërLegjenda e “Partizanit” dhe Kombëtares/Dekorata “Nderi i Kombit” për Sulejman Maliqati