Ballina Flash

Mbi 700 kontrolle dhe monitorime për masat ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit 

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Inspektorati Shëndetësor Shtetëror me grupet e tjera të taskforcës antiCOVID realizoi mbi 700 kontrolle dhe monitorime për masat ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se “janë vendosur 4 masa administrative. Gjatë epidemisë janë realizuar në total 118.243 inspektime dhe monitorime; janë marrë në total 461 masa administrative”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët dhe subjektet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura. /k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj jep lajmin e mirë për ekipin e Tiranës: Nesër në Këshillin Bashkiak, shpërblimi për kampionët
Artikulli tjetërSHBA – Guterres dënon mungesën e solidaritetit ndaj vendeve të varfëra