Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/06/2018

BRUKSEL (Belgjikë) – Samit i BE-së kushtuar Brexit, reformave të zonës euro dhe çështjes së azilit europian.

BERLIN (Gjermani) – Deklaratë për politikën e përgjithshëm të kancelares, Angela Merkel para Dhomës së Deputetëve para një samiti të BE-së, ku e ardhmja politike në Gjermani është në rrezik.

HAGË (Holandë) – Seancë publike para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë përsa i përket shkeljeve të të drejtave të njeriut pretenduar nga Katari për Emiratet e Bashkuara Arabe.

RIGA (Letoni) – Vizitë e presidentit polak, Andrzej Duda në Letoni.

OSLO (Norvegji) – Takim ndërkombëtar kushtuar shpyllëzimit në zonat tropikale me pjesëmarrjen e drejtorit të Programit të Kombeve të Bashkuara për mjedisin, Erik Solheim, disa ministrave, kapitenëve të industrisë dhe përfaqësuesve të pupullsive autoktone.

LONDËR(Britani e Madhe) – Pritet verdikti në procesin e një të akuzuari për kryerjen e një atentati kundër princit George, 4 vjeç.

MOSKË (Rusi) – Moska dhe Uashingtoni njoftojnë vendin dhe datën e samitit të parë dypalësh mes Vladimir Putin dhe Donald Trump.

TEL-AVIV (Izrael) – Princi William vizitë në Izrael dhe Territoret palestineze.

KAJRO (Egjipt) – Vizitë e ministrit francez të Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian në Kajro.

SHAH ALAM (Malajzi) – Rifillon procesi i të akuzuarve për vrasjen e Kim Jong-Nam, gjysmë vëllai i drejtuesit të Koresë së Veriut./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e enjte 28 qershor 2018
Artikulli tjetërAUSTRI – Rritje shqetësuese e pornografisë infantile dhe fenomeneve naziste