Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e enjte 28 qershor 2018

TIRANE, 28 qershor /ATSH/ -Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.

Sipas shërbimit meteorologjik, prej orëve të para të mëngjesit deri në orët e mesditës reshjet do të mbeten prezente të herë pas herëshme me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë në formë rebeshësh në lindje-juglindje dhe jugperëndim.

Pas mesditës reshjet do të mbeten të herë pas herëshme në të gjithë territorin por me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar përgjatë relieveve malore në lindje të territorit. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-18m/sek. Erë me rrahje në pjesën bregdetare. Deti parashkihet i forcës 5 me lartësi dallge 3.6 metra.

Temperaturat parashikohen:

Vendet Malore              11/22

Vendet e Ulta                  13/25

Vendet Bregdetare          15/23 /e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPEKIN – Takim Xi-Mattis: Vlerësohen marrëdhëniet e mira kino-amerikane
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/06/2018