Ballina Bota

SHBA – Uashingtoni mirëpret vullnetin e Pekinit për reduktimin e arsenalit bërthamor

UASHINGTON, 9 korrik /ATSH-AFP/- SHBA mirëpriti sot vullnetin e mirë të Pekinit, i cili njoftoi se është gati të diskutojë reduktimin e arsenaleve bërthamore në kushte të caktuara.

“SHBA mirëpret angazhimin e Kinës për të marrë pjesë në negociatat për kontrollin e armëve”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

Uashingtoni do të ftojë qeverinë kineze të marrë pjesë në mirëbesim në negociatat në Vjenë, të nisura në fund të qershorit, për të provuar zgjatjen e traktatit “New START”./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasadori britanik me anëtarët e KED: Reforma në Drejtësi, proces që duhet çuar deri në fund
Artikulli tjetërSistemet e Menaxhimit të Energjisë/ USAID mbështet krijimin e rrjetit të inxhinierëve të kualifikuar