Sistemet e Menaxhimit të Energjisë/ USAID mbështet krijimin e rrjetit të inxhinierëve të kualifikuar

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Instalimi dhe mirëmbajtja e matësave të energjisë elektrike, synon parandalimin e vjedhjeve të energjisë elektrike dhe rrit eficiencën e menaxhimit të këtij sektori.

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po punon në krijimin e një rrjeti inxhinierësh të kualifikuar në Shqipëri, për përdorimin e Sistemeve të Menaxhimit të Energjisë (EMS) në industri dhe ndërtesa tregtare publike ose private, me qëllim përmirësimin e matjeve të energjisë dhe rritjen e efikasitetit të energjisë dhe optimizimin e proceseve të prodhimit.

USAD njoftoi se, ky program po shtrihet edhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor ku bëjnë pjesë vendet si Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Për rritjen e aftësive të nevojshme dhe krijimin e një stafi të kualifikuar për të proces, USAID do të organizojë trajnime dhe praktika të ndryshme pune, që i shërbejnë zgjerimit të tregut të Sistemeve të Menaxhimit të Energjisë (EMS), për projektimin dhe instalimin e i aparaturave të matjes së energjisë dhe të kontrollit të proceseve, sipas standardeve më të mira. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.