Ballina Bota

ZELANDË E RE – Regjistrohet rënia më e madhe e PBB-së në 29 vjet

UELLINGTON, 18 qershor /ATSH-DPA/ – Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në Zelandën e Re pësoi rënien më të madhe në 29 vjet, pasi ndikimi i COVID-19 filloi të ndihet, njoftoi agjencia zyrtare e të dhënave.

“PBB-ja ra 1,6% në tre muajt e parë të vitit”, njoftoi agjencia “Stats New Zealand”.

Menaxheri Paul Pascoe tha se rezultatet treguan një rënie të gjerë të aktivitetit ekonomik, pas vendosjes së kufizimeve dhe ndërprerjes së udhëtimeve.

“Ishte rënia më e madhe tremujore që nga një rënie me 2,4% në mars të vitit 1991 dhe rënia e parë tremujore që nga dhjetori 2010”, tha ai.

“Ulja e PBB-së me 1,6% tejkaloi rëniet tremujore gjatë krizës financiare globale në fund të viteve 2000”, theksoi Pascoe./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVdes Vera Lynn këngëtarja legjendare e LIIB
Artikulli tjetër“130 mijë faqe në 35 kapituj për negocim”/ Mazi: Bashkëpunim me të gjitha nivelet e larta të shtetit dhe aktorët politikë