Ballina Bota

COVID-19 – Bashkëshortja e Zelensky-t në spital

KIEV, 16 qershor /ATSH-DPA/ – Olena Zelenska, bashkëshortja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky është shtruar në spital për shkak të Covid-19 dhe për pneumoni në të dy anët e mushkërisë, deklaroi zyra presidenciale.

”Zelenska, 42 vjeçe, nuk ishte në gjendje të merrte frymë pa ndihmën e një ventilatori”, thuhet në njoftimin e rastit.

“Bashkëshortja e presidentit është në izolim, nën mbikëqyrje mjekësore, ndërkohë që presidenti dhe fëmijët e çiftit kanë rezultuar negativ ndaj virusit”, deklaroi presidenca.

Ukraina ka regjistruar më shumë se 30 000 raste të koronavirusit duke përfshirë mbi 900 vdekje të lidhura drejtpërdrejt me Covid-19. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHapet bypass-i i Fierit, shkurton me 35 minuta distancën Tiranë-Vlorë
Artikulli tjetërFOTO/ Dy kontingjente të Forcave Speciale në misionin “Resolute Support” në Afganistan